MASh ndan bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka marrë vendim për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
“Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, ndërsa të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në shpalljen e konkursit”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
