Trumpi thotë se bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet e mediave iraniane, të cilat pretendonin se Teherani kishte ndërprerë komunikimin me ndërmjetësuesit për zgjatjen e armëpushimit me SHBA-në dhe Izraelin.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump i ka cilësuar këto pretendime si “të rreme dhe të gabuara”, duke theksuar se komunikimet mes palëve kanë vazhduar pa ndërprerje.

“Bisedat mes nesh kanë vazhduar vazhdimisht, duke përfshirë katër ditë më parë, tre ditë më parë, dy ditë më parë, një ditë më parë dhe sot”, ka shkruar ai.

Presidenti amerikan shtoi se ende mbetet e paqartë se si do të zhvillohen negociatat, por përsëriti thirrjen e tij drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ku do të çojnë ato, askush nuk e di, por siç i thashë Iranit, është koha, në një mënyrë ose në një tjetër, që ju të bëni një marrëveshje”, deklaroi Trump.

Go to TOP