Djali i Ancelottit emërohet trajner i Lille

Davide Ancelotti është emëruar zyrtarisht trajner i ri i LOSC Lille, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin francez.

Djali i legjendës Carlo Ancelotti nis kështu aventurën e tij të parë si trajner kryesor në një klub të madh evropian.

Sipas Football Italia, Lille e ka vlerësuar 36-vjeçarin për përvojën e fituar në stafet teknike të klubeve elitare.

Në njoftimin zyrtar, klubi francez u shpreh:

“Davide njihet për aftësinë e tij për të zhvilluar talentet e reja dhe për të performuar në nivelin më të lartë.”

Para këtij emërimi, Ancelotti kishte punuar për vite me radhë krah babait të tij te Real Madrid, Paris Saint-Germain, Napoli dhe Everton.

Ky është edhe klubi ku ka shkëlqyer futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lille në vitet e fundit. Tani, një kapitull i ri nis për skuadrën franceze me Davide Ancelottin në stol dhe synimin për të vazhduar sukseset në Ligue 1 dhe në garat evropiane.


Go to TOP