Kosova pëson humbje 3:0 nga Shqipëria në miqësoren e dytë në Tiranë, por nxjerr përvoja të vlefshme
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj u mposht me rezultat 3:0 nga Shqipëria në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Palestrën Sportive “Farkë” në Tiranë.
Pavarësisht rezultatit, ndeshja shërbeu si test i rëndësishëm për përzgjedhësin dhe stafin teknik të Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj duke ofruar mundësi për vlerësimin e formës së lojtarëve, harmonizimin e skuadrës dhe fitimin e përvojës në prag të sfidave zyrtare.
Nga ana tjetër, përballja miqësore u vlerësua si një hap i rëndësishëm bashkëpunimi edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, me të dyja skuadrat që shfrytëzuan maksimalisht këtë duel për përgatitjet e tyre të ardhshme.
Federata e Volejbollit e Kosovës shprehu mirënjohje për Federata Shqiptare e Volejbollit për organizimin e ndeshjeve miqësore, bashkëpunimin e ngushtë dhe mikpritjen gjatë qëndrimit të ekipit kosovar në Tiranë.
Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave u vlerësua si një shembull pozitiv për zhvillimin e volejbollit shqiptar dhe forcimin e marrëdhënieve sportive mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ekipet vijojnë përgatitjet për sfidat e radhës ndërkombëtare. /Kosova.info/
