Maran: Jemi të gatshëm të luftojmë ndaj çdo kundërshtari

Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, në një intervistë për “FSHF TV”, ka folur për fillimin e aventurës së tij me kuqezinjtë.

“Ardhja ime te Shqipëria erdhi pas një takimi shumë pozitiv me presidentin Armand Duka, ku ndjeva menjëherë besim dhe projekt të qartë për të ardhmen”, është shprehur Maran.

Ai ka vlerësuar gjithashtu rritjen e futbollit shqiptar, duke theksuar se Kombëtarja ka bërë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit dhe ka ndërtuar identitet të fortë në arenën ndërkombëtare.

“Në fushë duhet të hyjmë gjithmonë me dëshirë për të fituar dhe me mentalitet të fortë, duke treguar se jemi të gatshëm të luftojmë ndaj çdo kundërshtari”, ka deklaruar tekniku italian.


Go to TOP