Ekzekutohen shtesat prej 500 euro për lehonat

Ministria për Punë, për Familje dhe për Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat.

Sipas njoftimit të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej 500 eurosh tashmë kanë dalë në llogaritë e përfitueseve.

Ministria ka ftuar të gjitha lehonat që të verifikojnë llogaritë e tyre bankare për të konfirmuar pranimin e mjeteve.

Ky vendim vjen si pjesë e programeve mbështetëse për nënat e reja dhe familjet e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP