Përkujtohet Heroi Ismet Ukaj në Strellc, Fadil Hadergjonaj: Lavdi e përjetshme dëshmorëve

Në shënim të 28-vjetorit të rënies së Heroit Ismet Ukaj, njëkohësisht Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Strellc, janë zhvilluar homazhe përkujtimore në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Komandanti i Betejës së Koshares dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, vendosën kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve, duke vlerësuar lartë sakrificën dhe gjakun e derdhur për çlirimin e vendit.

Me këtë rast, Hadergjonaj shprehu mirënjohje të veçantë edhe për banorët e Strellcit dhe ekipet e transfuzionit të gjakut, të cilët organizuan një aksion humanitar tashmë tradicional për dhurimin e gjakut, në shërbim të jetës dhe solidaritetit qytetar.

Aktiviteti u përmbyll me mesazhin: lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Go to TOP