Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se kanosi policin me mjet të mprehtë

Një person është arrestuar të dielën në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor me një mjet të mprehtë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 16:05. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kërcënimin ndaj policit e ka bërë nga vetura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hajdin Berisha, Suharekë / 24.05.2026 – 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga vetura me një mjetë të mprehtë kishte kanosur një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP