“Një fije shprese, një fije shkrepëse” i Ag Apollonit prezantohet në SHBA
Në Nju Jork u prezantua botimi në anglisht i romanit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” të Ag Apolloni, për të cilin foli studiuesi i mirënjohur dhe profesori i Harvard University, David Damrosch.
Hapjen e takimit të organizuar nga Konsullata e Kosovës, e bëri ambasadori Blerim Reka, i cili tha se promovimin e kishte caktuar pikërisht më 21 maj, sepse kjo datë korrespondon me masakrën e Stagovës. /Kosova.info/
