Prishtina bëhet qendër e pingpongut botëror – nis WTT Youth Contender në Pallatin e Rinisë
Nga nesër, WTT Youth Contender Prishtina do ta shndërrojë Pallati i Rinisë dhe Sportit në epiqendrën e pingpongut ndërkombëtar për të rinj.
Duke filluar nga ora 09:00, nga 22 deri më 25 maj, talentet më premtuese të pingpongut nga shumë vende të botës do të garojnë mes vete duke sjellë emocione të forta sportive dhe ndeshje cilësore për publikun kosovar.
Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për sportdashësit që të ndjekin nga afër yjet e ardhshëm të këtij sporti, si dhe për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare të pingpongut.
Pas përfundimit të këtij turneu, nga 27 deri më 31 maj, vëmendja do të vazhdojë me WTT Feeder Prishtina, i cili pritet të sjellë një nivel edhe më të lartë të garave dhe një spektakël të vërtetë sportiv.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij eventi madhor dhe të përjetojnë nga afër atmosferën unike që do të mbretërojë në kryeqytet gjatë këtyre ditëve të garave. /Kosova.info/
