Trepça dominon gjysmën e parë ndaj Bashkimit, pranë titullit kampion
Po zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll, ku pas 20 minutave të para (përfundimit të pjesës së parë), Trepça është duke udhëhequr me rezultat bindës 52- 40 ndaj Bashkimit në Prizren.
Mitrovicasit, të cilët udhëheqin serinë e finaleve me rezultat 3-0, kanë treguar një dominim të plotë në dy çerekët e parë (22-18 dhe 26-12), duke iu afruar gjithnjë e më shumë zyrtarizimit të titullit kampion.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Bashkimi do të gjejë forcë për përmbysje, apo Trepça do të nisë festën e titullit në Prizren.
