Hamza: Limaj nuk do të jetë në listën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ta përfshijë në listën e saj zgjedhore kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti. Këtë gjë e bëri të ditur kreu i PDK-së Bedri Hamza në një konferencë për medie. Ai tha se kësaj radhe Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së

“Edhe një temë që është diskutuar është edhe kërkesa që PDK e ka pranuar nga kryetari i Nismës. E kam mik. Kam vlerësim shumë pozitiv. Është diskutuar, është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe mirëpresim kontributin e zotit Limaj dhe Nismës. Besojmë që kjo përkrahje do të ndikojë në rritjen e votës për PDK. Sa i përket garimit në listë, është vendim që fillimisht të ndodh përkrahja e Nismës, pastaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i trajtojmë si duhet. Por kësaj radhe zoti Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka deklaruar Hamza. 

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka dërguar të enjten letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, ku ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik. 


Go to TOP