Gashi: Votimi në Kuvend po përsërit një gabim të rëndë kushtetues, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Arben Gashi nga LDK-ja, ka reaguar gjatë zhvillimit të votimit në Kuvend duke thënë se po përsëritet një gabim i rëndë kushtetues dhe se procesi aktual është juridikisht i paqëndrueshëm.

Gashi iu referua Aktgjykimit KO 29/11 të Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke theksuar se në paragrafin 87 thuhet se mungesa e pjesëmarrjes së numrit të kërkuar të deputetëve në procedurën për zgjedhjen e Presidentit përbën shkelje të nenit 86 të Kushtetutës.

Sipas tij, standardi kushtetues është i qartë dhe i padiskutueshëm, ndërsa procesi pa pjesëmarrjen e numrit të nevojshëm të deputetëve është nul.

Ai e cilësoi situatën si të gabuar politikisht, të papërgjegjshme dhe të pambështetur juridikisht duke shtuar se institucionet nuk mund të ndërtohen mbi shkeljen e Kushtetutës.

Gashi tha se pas përfundimit të votimit, procesi duhet të shpallet i dështuar, ndërsa si zgjidhje të vetme e cilësoi kthimin te qytetari përmes shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe rikthimit të legjitimitetit të plotë institucional. /Kosova.info/


Go to TOP