​Donjeta Sadiku nesër ngjitet në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

Boksierja Donjeta Sadiku do të ngjitet nesër më 23 prill, në ring në kuadër të garës prestigjioze “World Boxing Cup” që po mbahet në Foz do Iguaçu nga 20 deri më 27 prill 2026.

Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren polake Aneta Elzbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.

Ndërkohë, trajnerja e saj, Marjola Sallauka, është shprehur optimiste për paraqitjen e Sadikut, duke theksuar se ajo ka përgatitje të mirë dhe potencial për të triumfuar në këtë sfidë. Sipas saj, objektivi kryesor mbetet fitimi i medaljes së artë, pavarësisht konkurrencës së fortë.

Kjo Kupë Botërore ka një rëndësi të veçantë për boksierët pjesëmarrës, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.


Go to TOP