Juventusi i sigurt ndaj Bolognas, 20 minuta për Zhegrovën
Edon Zhegrova luajti nga minuta e 71-të te Juventusi të dielën, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A të Italisë.
Juventusi fitoi 2:0 ndaj Bolognas me golat e Jonathan Davidit në pjesën e parë, dhe atë të Kephren Thuramit në pjesën e dytë.
Juventusi me fitore forcohet në vendin e katërt me 63 pikë, tri më pak se Milani dhe Napoli që zënë pozitën e dytë dhe të tretë.
Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë te Juventusi në minutën e 71-të ndaj Bolognas.
Juventusi është duke fituar 2:0.
Zhegrova ishte në bankën rezervë në dy fitoret e kaluara ndaj Atalantas dhe Genoas.
