Vëllaznimi barazon me Besa Famgasin dhe siguron plejofin
Pas Llapit, pikë ndaj Besa Famgasit mori edhe Vëllaznimi i Gjakovës.
Të dielën, në kuadër të xhiros së 28-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll, Vëllaznimi e Besa Famgas barazuan me rezultat 39:39.
Ardi Halili udhëhoqi Vëllaznimin me 15 gola. Te skuadra pejane, Besa Famgas, më efikasi ishte Ahmed Khamis me 12 gola.
Me pikën e fituar në xhiron e fundit, Vëllaznimi ka siguruar plejofin. Ka përfunduar në vendin e katërt me 23 pikë, një më shumë se Llapi që përfundon i pesti. Besa Famgas i ka 39 pikë në vendin e tretë. I ka dy ndeshje më pak të luajtura, por do të mbetet në këtë pozitë. /Kosova.info/
