Manchester City mposht Arsenal dhe rikthehet në garën për titull
Manchester City ka shënuar një fitore shumë të madhe me rezultat 2:1 ndaj Arsenal në “Etihad”, duke u afruar në vetëm tri pikë me rivalin për titull në Premier League.
Ndeshja ka nisur me vendasit që kanë rrezikuar që në fillim me Erling Haaland, ndërsa Rayan Cherki e ka goditur shtyllën. Pikërisht Cherki ka qenë ai që ka kaluar City në epërsi, duke shënuar pas një aksioni individual.
Megjithatë, Arsenal ka reaguar menjëherë. Një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma u është shfrytëzuar nga Kai Havertz, i cili ka barazuar shifrat në 1:1.
Në pjesën e dytë, City ka qenë më kërkues dhe ka arritur ta rikthejë epërsinë. Haaland ka realizuar golin vendimtar pas një aksioni nga krahu, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Pep Guardiola.
Arsenali ka pasur mundësi për të barazuar, por nuk ka arritur të konkretizojë. Kjo ka qenë humbja e katërt radhazi për londinezët në garat vendore, duke vështirësuar seriozisht garën për titull, ndërsa City vazhdon ndjekjen për një tjetër trofe.
