Rrjedhja e pluhurit radioaktiv nga Çernobili do të ishte “katastofike”, paralajmërojnë ekspertët
Teksa Ukraina po përgatitet për të shënuar 40-vjetorin e katastrofës bërthamore të Çernobilit, një raport i ri nga lëvizja globale Greenpeace paralajmëron që nëse nuk riparohet plotësisht streha mbrojtëse rreth centralit bërthamor, atëherë bota mund të përballet me rrjedhje “katastrofike” të pluhurit radioaktiv.
Një dron rus e pati shpuar një vrimë në mburojën e jashtme të centralit më 2025.
Sulmet afër centralit rezultojnë me dridhje që mund të çojnë në shembje shumë të rrezikshme të sarkofagut që i mbulon mbetjet bërthamore. /REL/
