3 kandidatë kalojnë në raundin e katërt për Gjykatën Kushtetuese

Pas raundit të tretë të votimit për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, tri fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, derisa kandidati që ka marrë më së paku vota është Zahir Çerkini.

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar procesi i votimit për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Pas raundit të tretë të votimit, ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, tri fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, derisa kandidati që ka marrë më së paku vota është Zahir Çerkini.

63 vota ka marrë Jorida Xhafaj, Emine Avdyli Pozhari ka marrë 60 vota, Flamur Mrasori ka marrë 49 vota, ndërsa me 48 vota është renditur Zahir Çerkini, i cili edhe është eliminuar.

Kandidatët do t’i nënshtrohen rrethit të katërt të votimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në garë për dy vende si gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Go to TOP