Katër kandidatë kalojnë në raundin e tretë për Gjykatën Kushtetuese
Pas raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ku kanë marrë pjesë 115 deputetë dhe një votë ka qenë e pavlefshme, Shpresa Emra është eliminuar nga gara.
Emine Avdyli Pozhari ka marrë 63 vota, Jorida Xhafaj 62 vota, Flamur Mrasori 43 vota, ndërsa Zahir Çerkini 42 vota. Shpresa Emra ka marrë 12 vota.
Këta katër kandidatë do t’i nënshtrohen rrethit të tretë të votimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në garë për dy vende si gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
