Macron presidentit iranian, shfrytëzoje mundësinë për deeskalim

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se i ka bërë thirrje homologut të tij iranian që “të shfrytëzojë mundësinë” për “të hapur rrugën drejt një deeskalimi të qëndrueshëm”.

Macron shkruan në një postim në X se ka biseduar me Masoud Pezeshkianin dhe ka shtyrë për një marrëveshje që do të siguronte garanci sigurie rajonale, me përfshirjen e të gjitha vendeve.

Ai shton se ka theksuar nevojën që Irani të rihapë Ngushtica e Hormuzit, si dhe ka nënvizuar rëndësinë e një armëpushimi, përfshirë edhe në Libani.

Go to TOP