Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, dy persona të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e së premtes në Ferizaj.

Sipas Policisë, rreth orës 22:00 është pranuar një informatë për të shtëna në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rrethrrotullimit.

Sipas informatave të para, të plagosur kanë mbetur një femër rreth 24 vjeçe dhe një mashkull rreth 32 vjeç, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë në Ferizaj, është transportuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit e stacionit, si dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Për të gjitha veprimet është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në raportet vijuese.


Go to TOP