Dardanet vijojnë përgatitjet intensive për sfidat me Bullgarinë
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave po vijon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Bullgarisë.
Sot pasdite, Dardanet zhvilluan stërvitjen e tretë nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, duke rritur ritmin e punës në prag të sfidave të rëndësishme.
Seanca e sotme u fokusua kryesisht në aspektin taktik, me theks të veçantë te transformimi i lojës dhe organizimi në fazat kalimtare, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke synuar përmirësimin e koordinimit dhe efektivitetit të skuadrës para përballjeve me Bullgarinë.
Kjo përgatitje intensive tregon angazhimin e ekipit për të arritur performancë maksimale dhe për të synuar rezultatet pozitive në këtë cikël kualifikues. /Kosova.info/
