Kombëtarja U18 po përgatitet për Mesdhetar

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll po përgatitet për paraqitje në Kampionatin Mesdhetar.

Nën urdhrat e koordinatorit të gjeneratave të reja në FHK, Bujar Qerimi, hendbollistët tanë të rinj po punojnë me zell që të jenë sa më të gatshëm për fillimin e Mesdhetarit që mbahet në Shamorin të Sllovakisë prej 12 deri më 19 prill.

Kombëtarja e 18-vjeçarëve është e grumbulluar në Prishtinë kurse udhëtimi për në Sllovaki planifikohet për të dielën.

Kjo gjeneratë tashmë është paraqitur në aktivitete ndërkombëtare dhe ka pasur disa grumbullime.

Në Kampionatin e fortë Mesdhetar, Kosova U18 pritet ta bëjë hapin tutje drejt stabilizimit në skenën ndërkombëtare të hendbollit. /Kosova.info/


Go to TOP