AGK ngushëllon familjen e gazetares së RTK-së, Nobërdali-Qyqalla
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të gazetares së RTK-së Shukran Nobërdali-Qyqalla dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për vdekjen e saj.,
“Ajo kishte qenë pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, duke kontribuar për dekada në redaksinë informative si gazetare dhe si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, i cili u realizua me përkushtim për më shumë se dy dekada”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK më tej u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj. /Kosova.info/
