Kryeministri: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun në Kuvend, tha se me diskutime të tilla arrihen marrëveshjet politike.
Ai tha se atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja, ka bërë që të jetë optimist për këto tri javët e mbetura sa i përket çështjes së presidentit.
“Me takime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike. Nuk mund të them se e kemi sot, por atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura. Uroj që të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit.”
“Propozimet duhet të sjellin rezultat konkret që të mund të flasim për arritje. Përderisa nuk është ky rasti, nuk mund të flasim për mendime të shprehura në takim, të cilat nuk kanë sjellë as dështim e as sukses. Në këtë fazë do t’ju njoftojmë për takimet që bëjmë, por jo për emra që nuk kanë rezultuar me marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së”, deklaroi Kurti
Para mediave, kreu i VV-së theksoi se vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetë do t’i bënte komodë për zgjedhjen e presidentit.
“Vazhdoj ta kem të njëjtin qëndrim, nëse kemi një emër të përveçëm dhe synojmë vetëm 80 apo 81 vota në sallë, kjo është një rrezik i madh. Vetëm një shumicë prej 84 ose 85 votash do të na bënte komodë për zgjedhjen e presidentit”.
“Numri 80-81 nuk është caky unë për të ecur përpara”.
