Ministri turk i Sportit mbërrin në Kosovë para ndeshjes Kosovë-Turqi
Para ndeshjes Kosovë–Turqi që do të zhvillohet nesër në mbrëmje, në Kosovë ka mbërritur Ministri i Rinisë dhe Sportit i Turqisë, Osman Ashkın Bak, i shoqëruar nga delegacioni i Federatës Turke të Futbollit dhe lojtarët e përfaqësueses.
Kjo gjë u bë e ditur nga zëvendëskryeministri Fikrim Damka, i cili i mirëpriti mysafirët në aeroport.
Delegacioni u prit gjithashtu nga Ministri i Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Blerim Gashani, dhe Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı. Gjatë pritjes, u zhvilluan takime me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu.
Damka theksoi se para ndeshjes, delegacioni dhe futbollistët shprehën dëshirën që fituesi i takimit të jetë miqësia dhe vëllazëria mes dy vendeve.
“Duke qenë të vetëdijshëm për rolin që ka sporti në forcimin e miqësisë, vëllazërisë dhe lidhjeve të ngushta mes vendeve tona, u uroj nga zemra suksese të gjitha sportistëve tanë”, shkroi ai.
Nesër mbrëma, duke nisur nga ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e finales së “playoffit” për kualifikim në Botërorin 2026, ku përballen Kosova dhe Turqia. /Kosova.info/
