Rama: Besa-Besë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ – Bashkimi i tifozëve sjell atmosferën e stadiumit

Përparim Rama njofton se kryeqyteti i Kosovës është gati për një mbrëmje sportive të paharrueshme. Ai fton të gjithë tifozët të bashkohen në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 20:45 për përballjen historike Besa-Besë.

“Ky organizim, i mundësuar nga KD Events & Communications në bashkëpunim me Komunën e Prishtina, Digitalb, Artmotion dhe FFK, sjell atmosferën e stadiumit drejt zemrës së qytetit. Bashkohu me mijëra tifozë dhe përjeto emocione historike – një rezultat pozitiv na afron me Botërorin!”, tha Rama.

Ai thekson se bashkimi i tifozëve është çelësi për të krijuar një mbështetje të fuqishme për ekipin dhe për të ndjerë energjinë e një stadiumi, në zemër të Prishtinës. /Kosova.info/

Go to TOP