Ndeshje interesante në Podujevë, avancon Besa Famgas

Llapi e Besa Famgas kanë luajtur ndeshje interesante në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në hendboll.

Befasi megjithatë nuk pati. Të mërkurën në Podujevë, Besa Famgas fitoi 29:27 dhe avancoi në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Kastrioti e Rahoveci.

Kastrioti e mposhti Trepçën me rezultat 41:25 , derisa Rahoveci e mposhti Vëllaznimin me rezultat të njëjtë. /Kosova.info/

Go to TOP