Të martën ndeshja e parë çerekfinale e Kupës
Vëllaznimi e Rahoveci e luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Ndeshja Vëllaznimi – Rahoveci zhvillohet të martën nga ora 18:30 në Gjakovë.
Ndeshjet tjera janë të mërkurën e të enjten.
Të mërkurën prej orës 20:00 janë takimet Kastrioti – Trepça dhe Llapi – Besa Famgas. Ndërkohë Prishtina e Vushtrria takohen të enjten nga ora 19:30.
Edhe te hendbollistet në program janë çerekfinalet e Kupës.
Të mërkurën janë tri ndeshje: Ferizaj – Besa (17:00), Prishtina – Samadrexha (20:00), Tereza – Shqiponja (18:30).
Ndërkohë të enjten nga ora 17:00 është takimi në mes të Ulpianës e Istogut. /Kosova.info/
