Papa Leo e quan luftën në Lindjen e Mesme një skandal për njerëzimin

Papa Leo e quajti vdekjen dhe shkatërrimin e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme një skandal për të gjithë familjen njerëzore, duke bërë përsëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.

Ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e katërt, kreu i parë i Kishës Katolike, tha se po e ndiqte me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të prekura nga konflikti dhe dhuna.

“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pafuqishme të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, tha Papa gjatë lutjes javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai përsëriti thirrjen e tij për besimtarët që të këmbëngulin në lutje në mënyrë që armiqësitë të mund të marrin fund dhe më në fund të hapet rruga drejt paqes.  

Go to TOP