Haxhiu pret ambasadorin hungarez, flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Hungari

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Kuvendi njofton se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional e parlamentar. 

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Hungarinë dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane, theksohet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP