Arrestohet një person për përvetësim në detyrë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda njofton opinionin publik se është arrestuar një (1) person me iniciale F.U., polic i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin. /Kosova.info/
