Hamza: Heqja e masave nga BE e vonuar, qytetarët nuk duhet të ndëshkoheshin për papërgjegjësinë e Qeverisë
Kryetari i Bedri Hamza dhe njëherësh drejtues i Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Bashkimi Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës duke e cilësuar atë si të vonuar, por të mirëpritur.
Hamza theksoi se këto masa ishin vendosur si pasojë e tensioneve dhe mungesës së koordinimit politik të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë duke shtuar se progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por vetëm përmes partneritetit dhe bashkëpunimit.
Sipas tij, në historinë e marrëdhënieve me Evropën, problem ka qenë Serbia dhe jo Kosova, e cila, siç u shpreh ai, kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ai vlerësoi se masat ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën evropiane të vendit.
Hamza kritikoi Qeverinë për papërgjegjësi duke theksuar se qytetarët nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të vendimeve të saj.
Në fund, ai nënvizoi se Kosova, si vendi me qytetarët më pro-evropianë në Ballkanin Perëndimor, meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces. /Kosova.info/
