Arrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen kokainë
Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Policia bën me dije në raportin 24-orësh se tek i dyshuari ka kapur dy qese me kokainë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese substancë narkotike të llojit kokainë, ndërsa në veturën e tij po ashtu kanë gjetur edhe një qese të substancave narkotike të llojit të njëjtë dhe një telefon mobil”, thotë policia
