Porosia tjetër nga Kurti për Osmanin: S’është figurë konsensuale, s’i kemi borxh ta bëjmë Presidente
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook.
Zulfaj, lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë se Osmani ‘’ka qenë gjithmonë figurë partiake’’, dhe se, VV nuk ia ka ‘’borxh’’ Osmanit që ta bëjë presidente.
‘’Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt që ka fituar mbi 51% të votave. Hapi i parë i tij ishte gjetja e një figure konsensuale, por kjo nuk u arrit, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar një propozim nga opozita. Vjosa sot nuk përfaqëson një subjekt politik, por nuk është figurë konsensuale, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si pjesë e subjekteve politike’’, ka shkruar ai mes tjerash
