Manchester City ndalet nga Nottingham Forest
Manchester City ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Nottingham Forest duke humbur terren të madh në garën për titull.
Skuadra e Pep Guardiola ka kaluar dy herë në epërsi, por mysafirët kanë reaguar në të dy rastet.
Golin e parë për City e ka realizuar Antoine Semenyo në minutën e tridhjetë e një, ndërsa Forest e ka barazuar në pjesën e dytë me një gol me thembër nga Morgan Gibbs-White.
City e ka rikthyer epërsinë me Rodri, i cili ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi. Megjithatë, Forest nuk është dorëzuar dhe ka barazuar sërish me Elliot Anderson, i cili ka realizuar me një goditje nga distanca.
Në minutat e fundit, City ka kërkuar me ngulm fitoren, por pa sukses. Me këtë barazim, “Qytetarët” mbeten shtatë pikë prapa Arsenal, edhe pse kanë një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Nottingham Forest fiton një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke qëndruar jashtë zonës së rënies vetëm falë golaverazhit.
