Irani lëshon raketa drejt Izraelit pas fushatës ajrore izraelito-amerikane
Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, pasi kjo e fundit në bashkëpunim me amerikanët kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Teheranit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit.
“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po operojnë për të ndërprerë kërcënimin”, njofton IDF.“Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një udhëzim paraprak direkt në telefonat celularë në zonat përkatëse. Qytetarëve u kërkohet të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekë udhëzimet – ato shpëtojnë jetë”, thuhet më tutje në njoftim.
“Pasi të marrë një alarm, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë aty deri në njoftim të mëtejshëm. Dalja nga një hapësirë e mbrojtur lejohet vetëm pas marrjes së udhëzimeve të qarta. Qytetarëve u kërkohet të vazhdojnë të veprojnë në përputhje me udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”, theksohet tutje.
Në qytetet izraelite tashmë dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezik nga ajri.
Ndërkohë, Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, ka njoftuar Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit.Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit urdhëroi po ashtu publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore ndaj Iranit.
Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë, shkruan CNN.
Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.
