Nis Shkolla Dimërore `Warm UP` në Universitetin e Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës Universiteti i Prishtinës ka nisur Shkolla Dimërore “Warm UP”, një nismë ndërkombëtare në bashkëpunim me Universiteti i Luksemburgut, e cila synon fuqizimin e kërkimit shkencor, zhvillimin e programeve të doktoratës dhe rritjen e ndërkombëtarizimit të universitetit.
Shkolla Dimërore “WARM UP – Winter Academy of Research Methods at the University of Prishtina”, që organizohet për herë të parë në historinë e UP-së, i kushtohet praktikave më të mira për krijimin dhe menaxhimin e programeve të doktoratës dhe për forcimin e kërkimit shkencor. Synimi është që kjo nismë të bëhet tradicionale dhe pjesë e kalendarit akademik.
Gjatë hapjes u theksua se programi do të rrisë ndërkombëtarizimin dhe praninë globale të universitetit, duke forcuar bashkëpunimin akademik mes dy institucioneve dhe duke ndërtuar një ekosistem të përbashkët shkencor e teknologjik.
Në fjalët hyrëse folën prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, Rozafa Basha, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Gjatë prezantimeve u theksua rëndësia e bashkimit të talentit me mundësitë për nxitjen e inovacionit në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale.
Shkolla Dimërore “Warm UP”, e mbështetur nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, do të vazhdojë me sesione pune gjatë ditëve në vijim. /Kosova.info/
