UEFA konfirmon pezullimin e Prestiannit, mungon ndaj Real Madridit

UEFA ka konfirmuar pezullimin e Gianluca Prestiannit, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit të fazës play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

Komiteti i Ankesave ka hedhur poshtë ankesën e Benfica-s, duke lënë në fuqi pezullimin e përkohshëm të futbollistit argjentinas, pas fyerjeve të dyshuara raciste ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e javës së kaluar në “Da Luz”.

Megjithatë, hetimi ndaj lojtarit vijon ende. Prestianni ka udhëtuar me skuadrën drejt Madridit dhe ka marrë pjesë në seancën stërvitore me bashkëlojtarët, por do ta ndjekë sfidën nga tribunat.


Go to TOP