Prattipati pret Maqedoncin, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë Anu Prattipati, ka pritur ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për thellim bashkëpunimi me FSK-në.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej ambasada thekson se partneriteti i mbrojtjes SHBA–Kosovë e forcon vetëmbështetjen e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global. /Kosova.info/


Go to TOP