Vdes gruaja që u raportua e plagosur me armë zjarri në Istog
Ka vdekur gruaja, e cila u raportua si e plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Istog.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi Spitali Rajonal në Pejë.
“Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për t’i shpëtuar jetën pacientes. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e spitalit.
