Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Istog.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa Policia është njoftuar nga emergjenca për rastin.
E plagosura është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
