Fjalimet e katërshes së UÇK-së në Hagë vlerësohen si stoike 

Ish-presidenti Hashim Thaçi, kërkoi drejtësi, në fjalimin përmbyllës të së mërkurës në procesin gjyqësor në Hagë.

Kurse, ish-kryekuvendari Kadri Veseli, tha të jetë i sigurt për pafajësinë e tij në këtë proces. Se gjykata nuk ka fakte për akuzat ndaj tyre e tha edhe Rexhep Selimi.

Ndërkaq,  Jakup Krasniqi, i tregoi vitet që ia mori lufta për liri e drejtësi.

Deklarimet  që mbajtën katërshja e UÇK-së që për herë të fundit në këtë proces, po cilësohen si fjalime stoike nga profesorët e fushës përballë një konstruksioni të padrejtë prej më shumë se pesë vitesh.


Go to TOP