Bodo/Glimt -Inter, pjesa e parë kryhet baras
Bodo/Glimt dhe Inter janë ndarë me rezultat 1-1 pas pjesës së parë në ndeshjen e parë të fazës “Play off” të Champions League.
Në ndeshjen që RTK po e transmeton drejtërdrejt, golin e parë e ka shënuar Sondre Fet për Bodo/Glimt në minutën e njëzetë, pas një topi të gjatë të Kasper Hogh.
Inter ka reaguar shpejt dhe në minutën e tridhjetë, kur Francesco Pio Esposito ka shënuar nga një top i kthyer brenda zonës, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pjesa e dytë pritet të vendosë se cili ekip do të marrë avantazhin për ndeshjen e kthimit në Itali.
