Kurti takon kryediplomatin gjerman, flasin për Procesin e Berlinit

Me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit. 

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. 

Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP