Xhoxhaj: Synimi im është titulli i botës
Kampioni i Evropës në EBU, Labinot Xhoxhaj pas fitores ndaj suedezit Pezhman Seifkhani, në një prononcim për RTK, është shprehur tejet i lumtur me fitoren.
Ai ka falënderuar tifozët shqiptarë për përkrahjen e madh që i kanë bërë gjatë gjithë rrugëtimit të tij, sidomos në duelin e sotëm.
Xhoxhaj mbrojti titullin EBU duke e nokautuar suedezin Pezhman Seifkhani.
“Ju përshëndes të gjithë për përkrahjen që nuk e keni ndal asnjë herë. Unë kam vazhduar më punën time që juve të bëjmë krenar”, ka thënë Xhoxhaj.
Ai ka theksuar se synimi i tij është titulli i kampionit të botës. Xhoxhaj ka premtuar se një rrypinë titullit do ta zhvillojë në Kosovë.
“Evropa është vogël dhe synim i imi është bota. Ky rripë do të mbrohet në Kosovë”, ka theksuar Xhoxhaj.
