Rikthim i fuqishëm i Manajt, dygolësh në barazimin e Sivasspor-it
Rey Manaj e nis në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë te Sivasspor
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka nisur me shkëlqim aventurën e tij të dytë te Sivasspor, duke lënë menjëherë gjurmë në përballjen ndaj Vanspor FK, e cila përfundoi me rezultatin 3-3.
Manaj realizoi dy gola, përfshirë një të ekzekutuar nga goditja e lirë, duke treguar qetësinë dhe cilësinë e tij para portës. Këto ishin golat e parë për 28-vjeçarin që nga rikthimi te klubi turk, pas aventurës së fundit te Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi duket i rikthyer në formë optimale dhe pritet të jetë një nga pikat kyçe të Sivassporit për pjesën e mbetur të sezonit, duke dhënë një shtysë të madhe për ekipin në Superligën turke.
