Hamiti: Kosova feston 18-vjetorin mes sanksioneve dhe paralizës institucionale
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova po e pret 18-vjetorin e pavarësisë me ndjenja të përziera – gëzim për festën më të madhe në historinë e saj, por edhe shqetësim për zhvillimet e viteve të fundit.
Sipas Hamitit, vendi ka kaluar dy vjet e gjysmë nën sanksione të ashpra të Bashkimit Evropian, si dhe me Dialogun Strategjik të pezulluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga shtatori i vitit të kaluar. Ai thekson se këto zhvillime ndodhën gjatë mandatit të lidershipit të dalë nga zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021.
Hamiti shton se viti 2025 ka qenë një vit i paralizës shoqërore dhe institucionale duke e cilësuar atë si një vit të humbur për Kosovën. /Kosova.info/
