Një person plagoset pas të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë

Një person është plagosur sonte në Mitrovicë pas të shtenave me armë zjarri në rrugën e “UÇK”-së.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK”-së, në Mitrovicën e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. 

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.


Go to TOP